Noor Kajol 10 vjeç, vjen nga shteti Rakhine, Mianmar, e cila u detyrua të ikte javët e fundit si pasojë e sulmeve ushtarake të budistëve, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi. Ky është tregimi i 10 vjeçares e cila tregon për sulmet ushtarake të ushtrisë së Mianmarit ku qëlluan babain e saj për vdekje.
Emri im është Noor Kajol, dhe unë jam 10 vjeç. Isha shumë e lumtur në fshatin tim të vjetër sepse isha duke studiuar në medrese, më pëlqente të mësoja rreth Kur’anit të shenjtë dhe dëshiroja të mësuar përmendësh gjithçka. Kam jetuar me familjen time prej anëtarësh. Shtëpia nuk ishte shumë e madhe, por më pëlqente të jetonim atje. Na u desh të iknim nga shtëpitë tona sepse ushtria filloi të qëllonte ndaj nesh. Isha në shtëpi me babanë tim, kur e qëlluan. Plumbi e goditi atë në kokë, ai ra në dysheme, dhe shumë gjak i dilte nga koka. Unë kam qenë me të vërtetë e frikësuar, dhe unë kam qarë shumë. Ne u larguam, duke lënë babanë tim në shtëpi të vdekur. Ushtria ka djegur shtëpinë tonë, edhe pse babai im ishte ende brenda. Duhej të iknim në pyll dhe të fshiheshim atje. Pastaj ecëm tre ditë rruge për të ikur në Bangladesh. Ishte e vështirë për mua, sepse unë kam qenë shumë e uritur dhe kam humbur babanë tim. Njerëz të tjerë na ndihmuan të kalonim kufirin falas, gjë që ishte një ndihmesë e madhe për ne. Udhëtuam me një varkë me motor, por nuk e shijova udhëtimin pasi isha e trishtuar nga humbja e babait tim. Ai ishte një druvar, dhe të gjithë banorët e vendit tim e dëshironin atë. Ai ishte një njeri i mirë dhe më donte shumë. Unë jam shumë e pakënaqur në Bangladesh sepse më mungon aq shumë babai im. Është gjithashtu shumë i pistë vendi këtu; nuk ka tualete apo banjo. Unë do të doja që bota të na ndihmonte të ktheheshim në vendin tonë ose të na ofronte një vend tjetër ku mund të jetonim. Rreth 400,000 Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur në Bangladesh javët e fundit si rezultat i dhunës ndaj popullsisë civile të kryer nga ushtria e Mianmarit.