Një grua ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur ish i dashuri xheloz e kafshoi të paktën 21 herë në fytyrë në mënyrë që “të mos ia hidhte më sy asnjë mashkull”. 25-vjeçarja Melody Moon, nga Yeovil, Somerset, u nda nga partneri i saj Jamie Mitchel, pasi ai u shndërrua në një njeri të dhunshëm e xheloz. Por pikërisht kjo duket se dhe e mërziti 27-vjeçarin edhe më shumë dhe teksa i kërkoi që të shkonte tek shtëpia e tij për të biseduar vendosi ta sulmonte të renë. “Papritur më goditi me grusht dhe rashë përtokë. Më futi duart në fyt dhe më tha: do të vdesësh. Më tërhoqi zvarrë nga flokët dhe më tha që do të më kafshonte fytyrën në mënyrë që askush të mos mi hidhte më sytë”, tregon 25-vjeçarja. Melody pësoi frakturë në syrin e majtë, thyerje në hundë e mollëza, e shenja në të gjithë trupin.