Por ku u akomodua Tito dhe kush e shërbeu atë – Insajderi ka realizuar një storie me shërbyesen e tij në atë kohë, Sanije Berishën.
Ajo kishte qenë vetëm 27 vjeçare kur kishte filluar punën si shërbyese në Hotelin Grand, në Prishtinë aty ku Tito u vendos. Në vitin 1978, ajo kishte lënë arsimin për të punuar në këtë hotel, më parë ajo kishte punuar si mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike. Mirëpo, rrethanat e kishin obliguar që të fillonte një punë krejt tjetër.
Historia e saj është interesante. Si arriti ajo që në mesin e 20 personave të përzgjidhej si shërbyese e ish-diktatorit jugosllav.
Të premten e vitit 1978, Berisha kishte shkuar në intervistë me shpresë se nuk do të pranohej për të vazhduar më tutje, por ndodhi e kundërta.
Shërbimi i detajuar nga stafi që udhëheqte zonja Sanije, pritja me torte, gjakosja e këmbëve nga puna e pa ndalur, dërgimi i çarçafëve në këmbë nga kati i parë deri në të katërtin, vetëm që mos t’i rrudhoseshin bëri që Berisha në fund të pranojë një dhuratë tejet të veçantë nga vet Tito, një orë prej ari që mbante firmën e tij.
Me këtë veprim të Titos, u mahnitë edhe drejtorit i Grandit, që në atë kohë kishte qenë serb, i më pas vendosi të bëjë një festë për nder të orë që i ishte dhënë dhuratë Berishës.