Ishte maji i vitit 1998, kohe kur ne fshatin tim ne Balince filloi lufta!
Burrat mbetën në fshat, ndërsa gratë e ne femijëve na larguan dhe na dërguan te dajt e mi në fshatin Drenoc.
Pas një muaji kur u kthyem në shtepit tona në Balincë, kuptova që UÇK-ja ishte vendos mu në lagjen tonë, në shtëpitë tona, përkatësisht në shtepinë e agjes, bacit Smajl. Më vonë e kam kuptuar se Shtabi i UÇK-se në Balincë ishte shtabi i parë në Komunën e Malisheves.
Per mua si femijë atë kohë ishte gezim i jashtëzakonshëm të shohësh UCK-në çdo ditë, ti shohësh uniformat e tyre të bukura dhe të jetosh me plotë shpresë se tanimë ka kush na mbron nga serbet.
Në muajin korrik te 98, nga Lagjja jonë, gjegjësisht nga shtepia jonë, kamioni jone (i cili barte naftë për ushtarët e UCK-së) u mbush plotë burra, kryesisht të ri. Në mesin e tyre ishte babai dhe vellai im! Vellai nuk kishe më shumë se 19 vjet!
Të dy bashkë më shumë kusheri të tjerë dhe shumë vendas nga Malisheva shkuan në Shqipëri për tu armatosur dhe për të luftuar.
Gjatë tërë kohës së luftës Mami dhe na femijët mbetëm nën përkujdesjen e agjallareve dhe hallës Zades sepse babai dhe vellai që tanimë ishin bere pjesë e UÇK-së edhe zyrtarisht ishin në luftë në viset e Dukagjinit, kryesisht ne Junik.
Deri pas perfundimit të luftës nuk kem arritur të takohemi me babain dhe vellain.
Pra të dy ishin pjesë e UÇK-se, herë në Dukagjin e herë në Shqipëri duke bartur armë, por sot asnjeri nuk e gëzon statusin e veteranit edhe pse të tjerët qe ishin bashkë me ta në luftë sot janë veteran, ndersa babai dhe vellai im jo dhe pse ka ndodhur kjo unë ende smuj ta kuptojë.
Derisa mbi 19 mijë që e kanë statusin e veteranit, prokuroria, po thotë se janë të rrejshëm, çka më thënë për këta që ishin në luftë e nuk janë në lista, kjo nuk do koment!
Në Foto: Nga e majta djali i halles Isni Javori, babai im Ali Gashi, bashkevandasi Beqir Gashi, vellai im Burim Gashi dhe deshmori i kombit Mal Karaqica.