Gazetari brazilian Rafael Henzel, ishte mes të mbijetuarve në vitin 2016, pas tragjedisë së Chapecoenses ku avioni i ekipit u rrëzua, e për pasojë mbetën të vdekur pothuajse të gjithë pjesëtarët. Por, ditën e djeshme, nga Brazili raportohet se gazetari 45-vjeçar, kishte rënë pa ndjenja në tokë, si pasojë e një ataku në zemër, teksa luante futboll me miqtë e tij në një fushë të vogël dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë.
Henzel muaj më parë dha një rrefim emocionues, dy vite pas tragjedisë së madhe që ndodhi në futboll me skuadrën e Chapecoenses.Më poshtë mund ta lexoni rrëfimi e tij, kur ekipi brazilian rrezikohej nga rënia nga liga sezonin e kaluar, përkthyer nga Periskopi, përcjell gazeta Koha.
”Nëse besoni në ndonjë fuqi që mund të udhëheqë Chapecoense këtë pasdite, tani është koha për të apeluar në të,” Rafael Henzel kërkoi që tifozët të mbushnin stadiumin nga kabina e tij në radio.
Ndërsa Chapecoense po përgatitej ta luante ndeshjen e fundit në Serie A të Brazilit duke luftuar për të shmangur rënien për herë të parë që kur ata u promovuan në vitin 2013, një turmë rekord prej 19,992 tifozë u drejtuan në Arena Conda për ndeshjen vendimtare kundër Sao Paulos.
Ishte ekuivalenti i një nga çdo 10 njerëz nga Chapeco, një qytet i vogël bujqësor në jug të Brazilit, duke vendosur të merrte pjesë në këtë ndeshje. Shumë prej tyre erdhën pasi dëgjuan thirrjet e Henzel, komentatorin më të preferuar të klubit.
Atmosfera ishte e pabesueshme.
Ndërsa Henzel foli për besimin në momentet para fillimit të ndeshjes, ai ishte i vetëdijshëm se Chapecoense nuk kishte qenë aq afër rënies nga liga që nga promovimi i tyre.
Klubi, një herë i quajtur edhe si Leicester i Brazilit për përllogaritjet e tyre, ishte vetëm një pikë mbi zonën e rënies pasi u përpoq për të gjetur formën e tyre më të mirë gjatë gjithë sezonit, përcjell Periskopi.
Por spikeri 45-vjeçar kishte besim se ekipi i tij i preferuar ende do ishte pjesë e Serie A të Brazilit.
Henzeli është vetë një mrekulli.
Ai është një nga gjashtë të mbijetuarit e tragjedisë që shkatërroi Chapecoense në vitin 2016, pasi 71 persona, përfshirë 19 lojtarë, vdiqën në një aksident aeroplani në rrugë për në finale të Copa Sudamericana në Medellin të Kolumbisë.
Të dielën, megjithatë, ai ishte përsëri në punë. Ngjitja e atyre shkallëve të njohura për të zënë vendin e tij në kabinën e shtypit dhe të fillojnë transmetimin e një 90 minutëshi plotë emocione.
Të biesh nga liga do ishte problem serioz për të ardhmen e Chapecoense.
Chape, siç dihet klubi, ka pasur 54 padi kundër tyre nga familjet e viktimave. Ata kanë arritur tashmë një marrëveshje për të zgjidhur tetë nga rastet e kompensimit – duke rregulluar që pagesat të bëhen me këste gjatë një periudhe prej pesë deri në 10 vjet, shkruan Periskopi.
Marrëveshjet me familjet e viktimave nuk janë afër të përfundojnë, çka e ka detyruar ekipin të mos afrojë lojtarë tjerë.
Zbritje një kategori më poshtë do ishte ‘vdekjeprurëse’ për Chapecoense, pasi sipas llogaritjeve të ardhurat televizive do shënonin rënie nga 28 milionë dollarë në 5.7 milionë dollarë dhe nga 7 milionë dollarë në 1.43 milionë dollarë.
Stadiumi u çua në këmbë për të festuar, pasi Chape arriti fitore minimale ndaj Sao Paolo për të vazhduar rrugëtimin në Serie A.
É SÉRIE A!! 🏹⚽💚
Confira um pedaço do que está por vir dos bastidores da permanência!
JUNTOS A GENTE MUDA O JOGO!
Obrigado torcedor!! #VamosChape #Brasileirão2018 #MudaOJogo pic.twitter.com/K461JMuxRZ
— Chapecoense (@ChapecoenseReal) December 3, 2018
”Atmosfera e lojës së fundjavës më kujtoi shumë atë që ndodhi më 23 nëntor 2016, kur portieri Danilo bëri një pritje të shkëlqyer në gjysmëfinalen kundër San Lorenzos për të konfirmuar barazimin 0-0 dhe vendin tonë në finale të Copa Sudamericana”, kujton Henzel.
Në të njëjtën kohë, dy të mbijetuarit e tjerë të aksidentit – Alan Ruschel, i cili luajti 18 herë këtë sezon pas një procesi rikuperimi tetë muajsh dhe Jakson Follmann, një ish-portier që ka një protez në këmbë dhe tani punon si ambasador i klubit – shkuan rreth fushës, duke mbajtur flamurin e Chapecoense.
Treshja tregoi se, pavarësisht konfuzionit jashtë fushës, historia përrallore e klubit brazilian është ende e hapur për kapituj të rinj.