Rrëfime me plot ngrohtësi, dashuri dhe dhembje

 

Shkup, 18 nëntor – Në Qendrën kulturore informative në Shkup, mbrëmë është promovuar libri më i ri i Delvina Kërlukut me titull “Pasthënie e ditëve tona”. Për librin në fjalë foli Adelina Marku, e cila, ndër të tjera, tha se ky libër është një libër i veçantë me tregime, në të cilat dominojnë rrëfimet me motive dibrane. Në këtë libër gjen ngrohtësi, dashuri dhe dhembje. Pjesë nga ky libër me tregime lexoi aktorja Teuta Ajdini Jegeni. Do veçuar se libri “Pasthënie e ditëve tona”, është libri i gjashtë i Delvina Kërlukut, pas librave me poezi: “Muza”, “Altar”, “Gjurmë”, “Varg vese” dhe “Fjordet e vetmisë”. (Q.A)