Shkup, 8 mars – Koncert simfonik i titulluar “Rrëfime grash” do të mbajë Filarmonia e Maqedonisë në të cilin soliste do të jetë pianistja ruse nga Gjermania Ollga Sheps, ndërsa orkestrën do ta udhëheqë dirigjentja Elena Mitrevska e cila karrierën po e ndërton në skenat evropiane.
Para publikut të Maqedonisë pianistja Sheps do ta performojë Koncertin e njohur për piano dhe orkestër nr. 3 nga Ludvig van Beethoven. Në program këtë natë janë edhe uvertura e Beethovenit “Leonora” nr. 3, si dhe përzgjedhje nga dy suitat ekspresive “Arlezijanka” nga kompozitori francez Zhorzh Bize.
Pianistja ruse Ollfa Sheps ka filluar të mësojë piano në moshën pesëvjeçare. Në vitin 1992 familja e saj janë shpërngulur nga Moska në Gjermani dhe kjo do të jetë shtëpia e re e Shepsit.
Tani është aktive si pianiste koncertesh jo vetëm në Gjermani, por edhe në Rusi dhe në Angli. Në moshën 16-vjeçare është bërë një nga studentët më të rinj të Akademisë muzikore në Këln ku ka diplomuar në vitin 2013. Profesori i saj Pavel Gililov, si dhe prindërit e saj, që të dy pianistë dhe mësimdhënës të pianos, ende kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj si artist muzikor.
Në vitin 2009 ka nënshkruar marrëveshje me “Soni klasikal”, për të cilën shtëpi edituese në vitin 2016 e incizoi albumin e saj të shtatë. Për albumin “Shopen” e fitoi çmimin “Eho” në kategorinë “Artist i ri i vitit”. Si “Stenuej” artist, Ollga Sheps sot jeton në Këln, duke performuar në një numër të madh të festivaleve për muzikë klasike jashtë vendit të saj, me orkestra dhe dirigjentë të njohur.
Dirigjentja Elena Mitrevska Skopje vjen nga Ovideo ku nga viti 2016 është e angazhuar si korr-maestro në Operën e këtij shteti spanjoll. Ka diplomuar në Sektorin për teori dhe pedagogji muzikore në Fakultetin për Arte Muzikore në Shkup në vitin 2008 dhe ka vazhduar në Vjenë në Universitetin për muzikë dhe arte performuese ku ka diplomuar – fillimisht dirigjim të korreve, ndërsa pastaj edhe dirigjim orkestral së bashku me Orkestrën prestigjioze vjeneze të dhomës.
Gjatë studimeve aktivisht ka punuar si dirigjent i disa korreve në Vjenë dhe e ka themeluar ansamblin “Glezum” me të cilin në vitin 2013 i performon Çiçester psalma nga Leonard Bernshtajn.
Që nga fillimi i studimeve është anëtare e rregull e korrit “Arnold Shenberg” ku nga viti 2012 punon edhe si asistente e projekteve të koncerteve, por edhe projekteve operistike në Theater an der Wien. Ka performuar në salla prestigjioze, si Musikverein, Wiener Konzerthaus, Suntory Hall, KKL dhe bashkëpunim me dirigjentë si Nikolaus, Harnonkur, Klaudio Abado, Bernard Haitink, Sajmon Ratël, Rene Jakobs…
Në vitin 2014 e ka fituar çmimin “Ervin Ortner” për arritje të rëndësishme në sferën e dirigjimit të korreve në Austri, ndërsa në vitin 2015 e ka marrë udhëheqësinë artistike të punëtorisë muzikore të korreve dhe orkestrave në Hintershmiding, Gjermani.
Debutimin në Maqedoni si dirigjente Elena Mitrevska e kishte në vitin 2015 me Orkestrën e Dhomës të Rinisë muzikore në “Verën e Ohrit” dhe “Verën e Shkupit”.