Rrëfim i shkurtër i fotografit të njohur Henk Hilterman

“Kur isha fëmijë, së bashku me babain tim u nisëm për ta parë një shfaqje në cirk. Radha për bileta ishte shumë e gjatë. Përpara neve ishin një çift me 6 fëmijët e tyre. Vërehej se ishin të varfër. Rrobat i kishin të vjetra, por të pastra. Fëmijët ishin shumë të lumtur që do të hynin në cirk. Kur u erdh radha atyre, babai i fëmijëve pyeti për çmimin e biletave. Kur shitësi i biletave i tregoi çmimin, burri filloi të belbëzoj dhe i pëshpëriti gruas së tij në vesh diçka.

Papritmas babai im nxori nga xhepi i tij 20 dollarë dhe i hodhi në tokë. Pastaj u përkul, i mori nga toka, e preku burrin në krah dhe i tha: ‘Zotëri ju kanë rënë paratë në tokë’.

Burrit iu mbushën pak sytë me lot dhe tha: ‘Ju faleminderit shumë zotëri’.

Advertisements

Derisa ata po hynin brenda, babai im më kapi nga krahu dhe u larguam nga radha e biletave. Sepse babai im nuk kishte para të tjera përveç atyre 20 dollarëve që ia dha atij burrit. Që nga ajo ditë unë mburrem me babain tim. Ato 2 minuta ishin shfaqja më e mirë që kam parë në jetën time. Dhe jam i sigurt se ishte shumë më e mirë edhe se shfaqja që do ta shihnim brenda në cirk”.