Tifozi i Sunderland i cili është epiqendra e një skandali që në Angli po e quajnë “poo-gate” ka identifikuar veten e tij dhe është përgjigjur duke pretenduar se ka kryer nevojën në shkallët e Stadium of Light. Djaloshi 17-vjeçar Callum Mawson është akuzuar se ka bërë nevojën në shkallët e stadiumit teksa ekipi i tij është mundur 1-3 nga Reading të shtunën.
Skandali plasi kur në rrjetet sociale dolën disa foto të adoleshentit me pantallonat dhe brekët e ulura i ulur në karrigen e tij. Por Callim, i cili pranon se ka qenë i pirë, ka dalë në publik për të sqaruar se nuk ka bërë nevojën në karrigen e tij.
Ai tha se kishte ngrënë vetëm dy çokollata përpara se të pinte 12 shishe birrë dhe gjashtë shishe të vogla vere të ëmbël tipike angleze ditën e ndjeshjes. Callum, një tifoz i abonuar, ka thënë se nuk e mbante mend incidentin por beson se ai do të ketë qenë aq tapë sa që ka menduar se ishte një tualet.
“Më vjen keq. Nuk kam bërë nevojën në karrigen time, kjo është e vërteta. Nuk mbaj mend asgjë. Disa shokë më thanë se çfarë kishte ndodhur, por unë nuk mbaj mend asgjë,” shprehet djaloshi. Është e turpshme. Nuk e dija se çfarë kam qenë duke bërë”.
Callum kaloi tetë orë në komisariatin policor më të afërt përpara se të kthehej në shtëpi.