Një teniste, dy karriera. Kështu e ka konsideruar vetë tenistja ruse aventurën e saj, e cila vijon ende, në sportin e tenisit. Skandali doping e ka dëmtuar pa masë imazhine karrierën e tenistes ruse, që pavarësisht kësaj mbetet një ikonë e këtij sporti. E ndarë mes fushës dhe biznesit me markën e saj “Sugarpova”, tenistja ruse është shprehur se në karrierën e saj ka përjetuar disa momente të gëzueshme. Por kulmin e këtyre emocioneve i ka përjetuar kur ka qenë adoleshente.
“Surpriza më e madhe e karrierës time ka qenë kur fitova grand slam të Wimbledon dhe asokohe ishte vetëm 17 vjeçe. Nuk kuptoja se çfarë kisha realizuar, çfarë kisha arritur, pasi ishte diçka tepër e madhe për një 17-vjeçare. Ai sukses ishte tepër i madh edhe për mua. Nuk ndihesha gati për të përballuar mbi vete atë triumf”, tha Sharapova.
Pjesa e dytë e karrierës? “Ajo që nisi pas 18 muajve pushim për shkak të dopingut. Dëshira për sportin e tenisit më shtyu të vazhdoja edhe pse u akuzova me pa të drejtë. Kush më njeh e di që nuk mashtroj apo fshihem, por i them gjërat troç”, u shpreh Maria Sharapova, ish-numri 1 në botë.