Rrëfehet peshëngritësja shqiptare: Si më presin meshkujt kur mësojnë se merrem me sport (FOTO/VIDEO)

177

Sherjana Ruçi është peshëngritësja shqiptare që po ‘djeg’ rrjetin me format seksi.

E ftuar ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka treguar gjithçka, se si e nisi këtë sport dhe deri si e presin meshkujt kur zbulojnë se ajo është peshëngritëse.

“Të jesh sportiste në Shqipëri është shumë e vështirë, pasi puna ime nuk shpërblehet asnjëherë. Unë bëj edhe punë të tjera. Unë personalisht kam mbaruar dy shkolla dhe më duhet t’i vë në lëvizje ato diplomat. Unë e quaj veten me fat se bëj punën që dua.

Të gjithë nuk e besojnë kur unë them jam peshëngritëse. Jam 1 e 73 dhe e kam ruajtur veten time pasi trupin tim e kam mbajtur edhe me sporte. E kam nisur që 10 vjeçe, kam qenë boksiere. Meshkujt e kanë për kënaqësi se si i duket që kjo goca bën boks edhe peshëngritje.

Kam pasur shumë qejf atletikën. Kam qenë ajo që doja t’i provoja të gjitha llojet e sporteve”, u shpreh Sherjana.