Polici nga Australia ka thyer heshtjen e tij për një takim me një disk fluturues, ku ai pretendon se mund të “shihte qartë” alienët në kabinë pas 70 vitesh heshtjeje. Neil John McIntyre ka punuar si polic në Shepparton, Victoria veriore, Australi – por ai thotë se ka pasur një takim të afërt në moshën 12-vjeçare, në vitin 1947, afërsisht të njëjtën kohë si incidenti në Rosëell, ku kishte rënë një objekt i paidentifikuar fluturues, raporton Metro.co.uk. Ai dhe shoku i tij Max – tani i ndjerë – të dy i panë alienët “për katër apo pesë minuta”, tha ai për gazetën lokale “Shepparton Neës” – por u betua që të mos flasë për këtë, pasi Max kishte një karrierë premtuese të boksit dhe nuk donte të jetë i përfshirë me UFO-t. Ai ka bërë edhe piktura rrëqethëse të qenieve të çuditshme që pa në brendësi të objektit, i cili, pretendon ai, fluturonte mbi një shtyllë dritash rrugore, ‘duke thithur energjinë e saj”. McIntyre i tha gazetës lokale “Shepparton News”: “Ishte e diel dhe ishte një natë e ftohtë dhe e errët. Ishte pak më e vogël se një tramvaj në Melbourne, ishte e ngjashme me pjatat fluturuese që janë parë rreth botës. Ju mund të shikonit qartë dy djem (në objektin fluturues) që ne i quajtëm alienët në kabinë. “Duart e tyre nuk mund të shiheshin, por unë kisha përshtypjen se po kontrollon një lloj instrumenti. Ai mund të ketë qenë duke nxjerrë energjinë nga shtylla e dritës”.