Bagdad, 8 janar – Sulmi i mbrëmshëm i iranianëve në bazën amerikane Al – Asad në Irak, nuk ka prekur personelin shqiptarë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Fahri Goga, 41- vjeçar, nga Ferizaj, punëtor i kompanisë amerikane – KBR inc.
“Fal zoti mirë jena krejt, veq po ju tregoj se mirë jena të gjithë na Al Asad”, u shpreh Goga, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
Vendi ku punon Goga dhe punonjësit tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina është disa kilometra larg Bagdatit.
Ndryshe, sulmi i mbrëmshëm i Iranit kundër bazave ushtarake në Irak, ku janë të stacionuara trupat amerikane, u bën në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit dhe gjeneralit, Qasem Soleimani.(koha.mk)