Marko Marin është futbollisti kryesor i Crvena Zvezdës sipas mediave gjermane para ndeshjes së klubit serb me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Ish-futbollisti i Gjermanisë i cili ka luajtur edhe te Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremeni, u pyet nga gazetarët nëse ka mundësi të ndodhë rikthimi i tij në Gjermani, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
“Gjithmonë ka pyetje për agjentin tim, por personalisht nuk kam biseduar me askënd nga klubet e Bundesligës gjermani. Rikthimi i tij nuk ka qenë afër”, ka thënë Marin.
Tutje, Marin ka gjetur edhe fjalë të mira për Besnik Hasin, trajner shqiptar nga Kosova, me të cilin ka punuar tek Olympiacosi dhe Anderlecht.
“Hasi ishte arsyeja pse unë u transferova në Anderlecht nga Fiorentina. Në Firencë kam luajtur vetëm katër ndeshje në Ligën e Evropës. Doja të luaja më shumë, por nuk isha në formë. Besnik Hasi më dërgoi në Anderlecht. Kam pasur raporte të mira me të që nga fillimi”, është shprehur Marin.
Gjithashtu, Marin ka kujtuar edhe një rast, për të cilin nuk mund ta harrojë trajnerin gjakovar.
“Unë u lëndova në finalen e Kupës. Pas kësaj, ne kishim edhe play-offin e titullit. Ai më tha se kur të shërohesha, do të luante me mua”, ka treguar fillimisht gjermani.
“Ai më ka ndihmuar shumë. Kush e di se çfarë do të ndodhte po të kthehesha dhe të pësoja lëndim tjetër”, përfundoi Marin.