Mesut Ozil ka rinovuar kontratën e tij tek Arsenal deri më 2021 dhe fiton 400,000 euro në javë te Topçinjtë. Me këtë rrogë ai është kthyer në lojtarin më të paguar të historisë së klubit. Por agjenti i tij Erkut Sogut, duke folur për anglezen Evening Standard, ka rrëfyer se klienti i tij ka pasur mundësi të luante diku tjetër, me një rrogë shumë më të mirë. “Kanë mbërritur shumë oferta tërheqëse nga Azia, kishte disa që mund të quheshin të çmendura. “Por për Mesut paraja nuk është faktori kryesor. Mund të kishim zgjedhur oferta të tjera, por vendosëm të qëndronim tek Arsenal. “Një ofertë ishte me rrogë javore 1 mln euro. Por ishte vetë Ozil ai që refuzoi duke thënë se donte të qëndronte në Londër.”