Amir Rrahmani brenda javës pritet të konfirmohet si futbollist i ri i Napolit. Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se palët janë duke sqaruar detajet e fundit para zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e kapitenit të Kosovës te skuadra nga San Paolo, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Rrahmani pritet të nënshkruajë nga Verona me Napolin në transferim me vlerë prej 14 milionë euro.
Të martën, Rrahmani mund t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Napolin, pastaj do të mbetet tek Verona, deri në fund të sezonit kur do t’i bashkohet klubit të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.