Amir Rrahmani është deklaruar pas fitores 2-0 të Kosovës ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Mbrojtësi i Përfaqësuese tonë që shënoi golin e parë në këtë takim, e që më pas shënoi edhe Vedat Muriqi. Rrahmani ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj malazezëve, por edhe me golin e shënuar.
“Jam i lumtur që nuk kemi pësuar gol dhe zhvilluam një lojë të hapur, derisa në ndeshjet e tjera kemi pranuar gol, pasi luajmë lojë të hapur. Natyrisht se jam i lumtur edhe për golin e shënuar, por më shumë për tri pikët e fituara”, ka shtuar më tej Rrahmani.
Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i zi dhe Bullgaria me tri sosh.