Napoli interesohet prej kohësh për shërbimet e Amir Rrahmanit dhe akordi është arritur. Nënkampionët e Italisë do të paguajnë 14 milionë euro tek arkat e Hellas Veronës për shërbimet e kapitenit të Kosovës. 25-vjeçari nga Prishtina u transferua në verë nga Dinamo Zagreb te Hellas Verona dhe ka surprizuar me paraqitjet e tij pozitive. Qendërmbrojtësi numëron 18 ndeshje aktivizim, teksa është ndëshkuar vetëm një herë me karton të verdhë.
Gianlucadimarzio.com zbulon edhe detajet e marrëveshjes se Napolit me lojtarin dardan. Rrahmanin e pret një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.