Kërçovë, 16 dhjetor – Një person është lënduar gjatë grindjes në një objekt hotelierik në fshatin e Kërçovës, Zajaz, e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 3:40 minuta.
Nga policia informojnë se grindja verbale midis K.p: (32) nga fshati Kolibar dhe U.Z. (38) nga Kërçova ka kaluar në rrahje. K.P ka marrë lëndime të lehta trupore që janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të Kërçovës.
Stacioni policor nga Zajazi merr masa për zbardhjen e plotë të rastit pas çka do të parashtrojë kallëzim adekuat për këtë ngjarje, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.