Tetovë, 21 mars – 38 vjeçari nga Tetova me iniciale L.GJ ka denoncuar se më 18 mars, rreth orës 13 përderisa ka qenë në një festë familjare në objektin hotelerik “Evropa”, në Gostivar, fizikisht është sulmuar nga djali axhës së tij me iniciale G.N, i cili dy herë e ka goditur me grushte pasi pak më parë e kishte ofenduar, ndërsa në dalje të objektit, së bashku edhe me dy persona të tjerë, ai sërish e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime të dukshme, pas çka L.GJ është drejtuar për ndihmë në spital dhe ka dorëzuar dokumentacion adekuat mjekësor. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit të denoncuar. (koha.mk)