Shkup, 4 maj – Një banor nga fshati Batincë fizikisht është rrahur nga tre persona, pas ç’farë është hospitalizuar, kumtoi MPB-ja.
Në Sektorin e Punëve të Brendshme – Shkup dje rreth orës 19.20 është denoncuar se në Klinikën “Nënë Tereza” (Qendra Urgjente) është sjellë personi E.I. (27).
Ai në fshat fizikisht është sulmuar nga personat R.S., SH.A. dhe S.M.
Mjeku në Klinikën ka konstatuar lëndime të rënda trupore te E.I., i cili është mbajtur për kurim të mëtejshëm.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.