Në Parlamentin në Hong-Kong, gjatë debatit të sotëm për ndryshimet ligjore sipas të cilave personat e dyshuar do të gjykohen në Kinë, ndodhi përleshje fizike midis deputetëve.
Tensionet nga fillimi i seancës përfunduan me rrahje. Disa deputetë janë lënduar ndërsa një është hospitalizuar.
Deputeti prodemokratik Geri Fan është nxjerrë me barelë për shkak të lëndimeve në dorë.
Kritikët vlerësojnë se me ndryshimet e ligjit për ekstradim zvogëlohet liria, ndërsa autoritetet pohojnë se ndryshimet janë të domosdoshme.
Hong-Kongu ka sistem të veçuar juridike nga Kina amë. Pekini në vitin 1997 e ktheu kontrollin ndaj Hong-Kongut, dikur koloni britanike, me kusht për “autonomi më të madhe përveç për çështjet për politikë të jashtme dhe mbrojtje”. (koha.mk)