Rrahje me grushte në Gostivar

487

Gostivar, 4 qershor – Të mërkurën mbrëma rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën “18-nëntori” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga stacioni policor në  Gostivar i kanë arrestuar personat M.M. 20-vjeçar  dhe L.S. 21-vjeçar nga Gostivari, të cilët e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik me një zënkë fizike, e cila ka ndodhur mes tyre. Të njëjtit në gjendje të alkoolizuar kanë këmbyer disa grushte dhe kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Comments are closed.