Mali i Zi u mposht sonte nga Serbia me rezultat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Mirëpo, kjo ndeshje nuk kaloi mirë në tribuan. Serbë dhe malazezë u rrahën masivisht, ndërsa edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të organeve të rendit nuk u arrit të evidentohej incidenti. Për Malin e Zi u paraqit edhe Fatos Beqiraj, i cili luajti deri në minutën e 80-të.