Dueli në mes Washingon Nationals dhe San Francisco Giants eskaloi në kaos pasi Bryce Harper reagoi me agresivitet kur u godit nga Hunter Strickland. Harper u godit me top nga Strickland dhe nuk hezitoi kur e largoi helmetën para se të vërsulet drejt kundërshtarit për ta goditur, transmeton Periskopi. Incidenti ndodhi të hënën në Kaliforni, ku pas reagimit të Harper filloi një rrahje masive mes të dy anëve. Për më shumë shikoni fotografitë dhe videon e mëposhtme.