Shkup, 21 tetor – Dhjetë persona të panjohur, shtetas të Republikës së Turqisë, e kanë sulmuar fizikisht R.Xh.J. (25) gjithashtu shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Sulmi fizik është kryer për shkak të një debati paraprak në lidhje me një vajzë. Siç informoi MPB, rasti është denoncuar mëngjesin e sotëm në ora 2:51 minuta në Njësitin për informacione dhe komandë Shkup, ndërsa sulmi është kryer në skelën “13 Nëntori”. R.XH.J. me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe është dërguar në mjekim shtëpiak. Ndërmerren masa për zbardhje të rastit.