Rrahet barbarisht sulmuesi shqiptar në Kroaci (FOTO)

Muzafer Ejupi me origjinë nga Tetova, sulmuesi i ‘Slaven Belupos’  është rrahur brutalisht, në Kroaci, shkruan Gazeta Metro. Mësohet se lojtari ka qenë viktimë e një sherri banal në një parking, ku i shoqëruar nga kunati i tij, është sulmuar barbarisht nga një shtetas kroat.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia kroate, teksa sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos është dëmtuar rëndë, pas goditjes që ka marrë me një shufër metalike. Ai madje ka rrezikuar të humbasë syrin e djathtë.

Fotot e dëmtimit të tij shokojnë dhe tregojnë momentet e tmerrshme që futbollisti shqiptar ka kaluar. Kujtojmë që Ejupi ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013. Klubi i Slaven bën thirrje që të merren masat ndaj autorit dhe i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit.