Rrahen lojtarët e klubit gjerman, nuk munguan boksat dhe shqelmat

29

Gjatë ditës së sotme në skuadrën gjermane të Hannoverit ka ndodhur një incident, përcjell Periskopi, transmeton koha.mk.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi i Hannoverit ka treguar se dy lojtarët, Simon Falette dhe Genki Haraguchi u përfshin në një përleshje.

Në këtë përleshje u shpërndan boksa dhe shqelma mes vete.

Klubi përmes deklaratës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër.

Ndryshe, në skuadrën e Hannoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija.