A e keni ditur se rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë? Jo vetëm kaq. Është një nga bimët më të përdorura në kuzhinë, por shumë shpesh e shohim të rritet në gjendje të egër pothuajse kudo, ndaj mos e ndani përdorimin e saj. Po flasim për rozmarinën. Në bazë të disa studimeve, rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë. Mund ta përdorni për shërimin e dhimbjeve të kokës, për përmirësim të kujtesës, por edhe për stimulimin e rritjes së flokut. Ndikon mirë edhe në sistemin e tretjes dhe njerëzit e përdorin për shërimin e kapsllëkut dhe ngërçeve në stomak. Shkencëtarët kanë vërtetuar se rozmarina stimulon sekretimin e vrerit, një element kyç në tretjen e yndyrave. Ndikon edhe kundër infeksioneve të veshit, hundës dhe fytit. Përveç kësaj, shëron edhe lodhjen dhe ofron lehtësim prej lodhjeve në muskuj, reumatizmit dhe nervit shiatik. Ekstraktet e rozmarinës përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë humbjen e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit. Një bimë për t’u mbajtur gjithmonë në shtëpi.