Një emër shumë i njohur i skenës shqiptare, një këngëtare që gjithmonë punon dhe viti nuk i mjafton për të publikuar projektet dhe për të përmbushur agjendën e saj. Rovena Stefa vjen në një rrëfim për shtojcën INFRARED të gazetës KOHA duke treguar kështu mbi projektin e fundit të cilin ia dedikon dashurisë, një fabul që nis si një dashuri në shikim të parë, në një klub e në një lokal siç thotë këngëtarja
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ke pasur një agjendë të stërngarkuar këtë vit, sa e kënaqur je nga vetja?
Po, ka qenë një verë shumë e ngarkuar me plot punë, koncerte, dasma, evente e pushime. Kam qenë kudo nëpër diasporë, Shqipëri, Maqedoni e Kosovë për të qenë sa më afër fansave të mi e dashamirëve të muzikës time, jam kënaqur tej mase me pritjen që kam marrë prej tyre dhe sapo të publikoj klipin e ri menjëherë do të vazhdoj me mbrëmjet në diasporë e kështu shpresoj që me këtë energji të mirë të festojmë dhe festat e fundvitit.
KOHA: Me cilat projekte do prezantohesh deri në fundvit?
Kam videon e re “Jeta jeta” e cila del këtë fundjavë, pastaj pas një muaji besoj është projekti i ri gati gjithashtu edhe një potpuri na pret për festat e fundvitit.
KOHA: Je një nga emrat që thyen tabu dhe nuk ke komplekte, nga gjithë kjo energji e Rovenës?
Unë nuk kam dëshirë të qëndroj pas zgjedhjeve të vjetra e të paplota që shoqëria ka bërë në të kaluarën, nëse dikush në të kaluarën ka caktuar disa rregulla kjo ndodh sepse ai ashtu e ka parë në atë kohë, tani unë e shoh një gjë sipas këndvështrimit tim e rrethana të mia dhe kështu më pëlqen të arsyetoj, po ashtu më pëlqen të jem krijuese e jo të ndjek krijimet e të tjerëve, në fund të fundit një artist kështu dallon nga një joartist, nga forca për të krijuar e thyer të vjetrën.
KOHA: Kënga e fundit kujt do i dedikohet?
Dashurisë, si çdoherë.
KOHA: Fabula e këngës flet për..?
Dashurinë e dy të rinjve, dashurinë e shpenguar që ndodh papritur në një klub, në një bar ashtu si padashje. Aty fillon si një komedi për tu shndërruar në një dashuri.
KOHA: Je e kënaqur nga gjithë këto projekte që ke realizuar?
Padyshim, por nuk kam mbaruar akoma.
KOHA: Nuk të kemi parë moti kohë në ndonjë duet, një emër i preferuar..?
Ka pasur duete, së shpejti mund të ketë ndonjë gjë të re.
KOHA: Në trend janë bashkëpunimet me reper, ka në plan një të tillë edhe Rovena?
Kam pasur edhe bashkëpunime me reper, dhe përsëri mund të ketë.
KOHA: Ku do të shohim pas 10 vitesh?
Do e shohim, as unë nuk e di.