Rovena Domi, miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para tetë vitesh, duket po njësoj e shumë në formë edhe sot. Modelja brune ka marrë ofertë për të luajtur si aktore në kinema, pikërisht rolin e gazetares në një produksion me regjisor nga Kosova. Ajo vazhdon të duket bukur dhe të mos ndalet me suksese. Në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA e njohim bashkë më ndryshe bukuroshen shqiptare
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Modelingu për ty është pasion apo profesion?
Modelingu pasion, pasi akoma nuk është në kushtet e duhura për të qenë një profesion i mirëfilltë.
KOHA: Si funksionon modelingu në Shqipëri?
Funksionon me sete fotosh dhe sfilata, por ato që janë të organizuara mirë janë të rralla.
KOHA: A paragjykohen femrat e bukura?
Padyshim që po. Paragjykimi është gjë normale për ditët e sotme, por ama jo secila gjë që duket e jashtme duhet paragjykuar.
KOHA: Ka pagesë të kënaqshme një modele?
Jo në Shqipëri, jo.
KOHA: A synon tregun ndërkombëtar?
Patjetër që po.
KOHA: Si i sheh vajzat që e kanë shndërruar “Instagram”-in në biznes?
Nuk mendoj ende që Instagrami mund të shndërrojë dikë në biznes të mirëfilltë.
KOHA: Sa të rëndësishëm janë “follower”-sat?
Janë të rëndësishëm të dy edhe follower-sat por edhe fansat janë mbështetja më e madhe për një shou-girl.
KOHA: Çfarë duhet të ketë një mashkull që të të tërheqë vëmendjen?
Të jetë një njeri i kompletuar në secilin aspekt kryesor.
KOHA: Një modele që zgjedh juridikun e shkencat politike diplomaci, pse ke bërë këtë zgjedhje?
Pasi ka qenë dega e studimeve që kam preferuar të zgjedh e mbi të gjitha që e kam fituar si fakultet.
KOHA: Përkufizimi që do i jepje lumturisë?
Ndjenja më e bukur në botë dhe ndër më të rëndësishme për të arritur në jetë.