Këndon që në moshë të re dhe vazhdon ende të jetë mjaft aktive. Rovena Bundo, vajza nga Shqipëria që ka pushtuar skenën shqiptare vjen në një intervistë ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon shumë gjëra për veten dhe muzikën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Mban mend fillimet e karrierës?
Po patjetër, karriera ime ka nisur në moshën 10 vjeçare në shtëpinë e pionierëve në Durrës ku edhe aty morra pjesë katër vite me shfaqje dhe koncerte të ndryshme.
KOHA: Do kishe dashur të rikthehesh dhe njëherë në fillim?
Në lidhje me karrierën, po do kisha dashur të ndryshoj disa gjëra.
KOHA: Midis televizionit, radios dhe shtypit të shkruar cilin do të zgjidhje për intervistë?
Të treja bashkë…secila ka rëndësinë e saj.
KOHA: Të vjen keq që radio nuk është më aq e fuqishme sa ka qenë dikur?
Po në të vërtetë po, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe radio nuk para dëgjohet nga të rinjtë e sotëm përfshirë dhe veten.
KOHA: Për çfarë ke studiuar?
Kam studiuar në shkollën e muzikës për kanto.
KOHA: Të vjen keq që nuk ke vazhduar një fushë tjetër por je përkushtuar muzikës?
Jo aspak, kam vazhduar atë fushë që kam dashur më shumë.
KOHA: Më mirë të bësh intervista apo të intervistohesh si thua?
Më mirë të intervistohem…!
KOHA: Ka qenë e thjeshtë për ty të futesh në botën e muzikës?
Në fillimet e mia që jam marrë me muzikë nuk ka qenë aspak e vështirë kurse sot ka ndryshuar dhe është bërë më e vështirë.
KOHA: Ishte diçka që e ëndërroje apo erdhi spontanisht?
Thjeshtë ishte ëndrra ime.
KOHA: Ka shumë konkurrencë në muzikë, ashtu siç thuhet?
Po është e vërtetë që ka.
KOHA: Domethënë, ti ke hasur shumë konkurrencë?
Jo, thjeshtë nuk kam parë dikë si konkurrencë.
KOHA: Një këngëtarë që ka shërbyer si model frymëzimi për ty?
Secili e ka stilin e vet, me thënë të drejtën nuk ka një të tillë, dëgjoj shumë këngëtarë dhe i kam qejf, por nuk jam frymëzuar tek asnjë.
KOHA: Një eksperiencë që të ka rritur profesionalisht dhe që e vlerëson si më të rëndësishmen për ty?
Një eksperiencë e tillë është në fillimet e karrierës time në muzikë, kur kam marrë pjesë në koncerte të ndryshme, do veçojë festivalin “Bilbili i artë” në Shkup.
KOHA: Është e vështirë të punosh me këngëtarë tjetër duke e ditur se në koncerte në shumicën e rasteve jeni më shumë të ftuar?
Jo aspak.
KOHA: Personazhi më i vështirë që ke bashkëpunuar deri më tani?
Kam raporte të mira me të gjithë, nuk ka për mua asnjë personazh të tillë ose nuk kam hasur.
KOHA: Me cilën nga këngëtaret shqiptare do të bashkëpunoje me qejf për një duet të radhës?
Me të madhen Aurela Gaçe. E adhuroj këtë këngëtare.
KOHA: Merr shpesh kritika se lëvdata, e dimë që po?
Me thënë të drejtën jo nuk marr, po i pres dhe kritikat pse jo, nga ato arrijmë të mësojmë shumë,kritika është mësuesja ime e kantos.
KOHA: Krahas muzikës, ke sprovuar veten në ndonjë fushë tjetër?
Jo, jam fokusuar tek muzika.
KOHA: Si është marrëdhënia jote me kolegët e skenës?
Një marrëdhënie e mirë…