Berlin, 16 prill – Sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Mihael Roth shkroi në Tuiter sot se rciaktimi i kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.
“Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësi i paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Ricaktimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, shkoi Roth.
Ai me tuitun e mbështeti pozicionin zyrtar të Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor se duhet të punohet për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, jo për ndryshimin e kufijve.
Roth gjithashtu reagoi ndaj dokumentit jozyrtar (non-pejper) nga Janez Jansha, kryeministri i Sllovenisë, e cila është presidenca e ardhshme e BE-së, për ricaktimin e kufijve në Ballkanit Perëndimor.