Berlin, 29 mars – Në takim me nikoqirin, Ministrin Shtetëror për Evropë Mihael Roth, Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov sot në Berlin përcolli shqetësimin e anës maqedonase se çdo vonesë e mëtejshme për fillimin e negociatave me BE-në, mund të shkaktojë mosbesim të madh drejt perspektivës evropiane, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe të rajonit. Ai theksoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa vendimtare që të tejkalohen të gjitha kërkesat joparimore, me qëllim që vendi sa është e mundur më shpejtë ta merr vlerësimin e shumëpritur përmes konfirmimit të kornizës negociuese edhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Dimitorv: “Problematizimi i tipareve të një populli siç është gjuha dhe kushtëzimi i së njëjtës që të jetë pjesë e procesit negociues, jo vetëm që paraqet ultimatum të veçantë, por edhe arsye e justifikuar për uljen e besimit të publikut maqedonas drejt euro-integrimeve. Dua të vesoj se Gjermania me këmbënguljen e saj, së bashku me vendet Trio dhe kuptohet edhe me përpjekjet tona, do të kemi sukses që zhgënjimin e deritanishëm ta kthejmë në sukses politik”
Dimitrov dhe Roth shkëmbyen mendime edhe rreth planeve për mbajtjen e Samitit në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit i planifikuar këtë vit, dhe së bashku u dakorduan se kjo iniciativë është e rëndësishme për rajonin dhe lidhjen e tij, në veçanti përmes aktiviteteve përkushtuar në eliminimin e bariarave tregtare.