Çështja e emrit duhet të zgjidhet këtë vit ose status kuo situata do të vazhdojë me vite. Ka vullnet tek dy palët dhe mund të arrihet deri në kompromis të përbashkët të pranueshëm. Ndërmjetësi Methju Nimic ka rol kyç, por rolet e dy vendeve janë ata që të udhëheqin procesin. Nevojitet konstruktivitet, kreativitet dhe fleksibilitet. Qeveria e Maqedonisë është pozitive dhe kreative, ndërsa e tillë është edhe Qeveria e Athinës dhe për këtë shoh dritë në fund të tunelit të gjatë.
Këtë e theksoi ministri shtetëror për Çështje Evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Rot, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. “E përshëndes klimën pozitive të raportet mes dy vendeve. Konsideroj se dy palët kanë vullnet dhe mund të arrijnë marrëveshje për kompromis të pranueshëm të qëndrueshëm dhe të përbashkët. Deklarata e fundit publike e konfirmojnë vullnetin që çështja tani të zgjidhet dhe dy palët janë të gatshme për kompromise të rënda. Gjermania jep mbështetje të plotë për gjetjen e zgjidhjes në një të ardhme të afërt”, tha Rot.
Porositi se nuk duhet të vendosen linja të kuqe, ndërsa është e domosdoshme edhe të ketë dialog mes pushtetit dhe opozitës. Rot e përshëndeti progresin që e ka arritur Maqedonia në reformat dhe afrimin drejt BE-së. Theksoi se sundimi i drejtësisë është thelbësor, kjo është detyrë e Qeverisë, por edhe e të gjitha vendeve, përfshirë edhe opozitën. “Gjyqësisë e pavarur është kyçe në luftën me korrupsionin. Qytetarët duhet të shohin rezultate”, tha Rot. Ai e përshëndeti punën e PSP-së dhe tha se është e domosdoshme të vendoset besim në institucionet juridike dhe të zbardhet rasti me përgjimet. Rot e përshëndeti marrëveshjen me Bullgarinë dhe përmirësimin e raporteve me Greqinë. Kryeministri Zaev shprehi falënderim për mbështetjen gjermane. Theksoi se Maqedonia në vitet e kaluara ka bërë kërcim kuantik nga një shtet i robëruar në demokraci funksionale në të cilën ndërtohet koncepti “një shoqëri për të gjithë”.