Luksemburg, 18 qershor – Ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot deklaroi se strategjia për zgjerim është më rëndësi të madhe për BE-në dhe u angazhua për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai pas arritjes në Këshillin e ministrave të BE-së në Luksemburg theksoi se Parlamentit gjerman, Bundestag, i nevojitet kohë që ta shqyrtojë raportin e Komisionit Evropian dhe të japë “dritë të gjelbër”.
“E kuptoj se bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për vendet partnere, por duhet t’i japim kohë Bundestagut. Shpresoj në rezultat pozitiv sa më shpejtë që është e mundur, deri në tetor”, theksoi Rot.
Ai paralajmëroi se do të bisedohet për raportin për progresin e vendeve në procesin për anëtarësim në BE, të cilin muajin e kaluar e publikoi KE-ja, ndërsa veçanërisht e theksoi zhvillimin pozitiv të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
“Para një viti në Luksemburg iu dhamë të dy vendeve detyra dhe mendimi im është se ato detyra janë përmbushur”, deklaroi ministri gjerman.
Rot veçanërisht e potencon arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Shkupit dhe Athinës, e cila sipas tij paraqet shembull për guxim dhe gatishmëri për pajtim pas gati 30 viteve mospajtim.
“Pozicioni jonë është që sa më shpejtë të merremi vesh për fillimin e negociatave për anëtarësim Bëhet fjalë për fillimin e negociatave të gjata dhe të rënda, por bëhet fjalë për imazhin e BE-së dhe stabilizimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe lirisë së medieve në këto dy vende të cilat nuk do të funksionojnë pa BE-në”, përfundon Rot.