Athinë, 8 shkurt – Shkupi dhe Athina shkruan histori evropiane, tani duhet të shikojmë përpara, thotë ministri shtetëror për Evropën i Gjermanisë, Mihael Rot, në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve ANA-MPA.
“Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi dhe Athina shkruan histori evropiane. Tani duhet të shikojmë përpara. Ne gjermanët i përulemi guximit dhe mendjemprehtësisë dhe jemi falënderues për këtë. Brengosja e grekëve, se përmes marrëveshjes do të ketë humbje, është e pabazë. Përkundrazi, përmes zgjidhjes së kontestit me emrin pas 27 viteve, populli do të fitojë shumë punë. Marrëdhëniet e mira fqinje, pajtimi dhe bashkëpunimi, janë parakusht për paqe, stabilitet dhe prosperitet në të dyja vendet, mirëpo edhe në rajonin më të gjerë. Dëshiroj të rinjtë e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të takohen duke i lënë paragjykimet pas tyre dhe të krijojnë miqësi”, thotë Rot për agjencinë e lajmeve greke.
Ministri gjerman sot e mbaroi vizitën në Athinë, ndërsa u takua me shefin alternativ të diplomacisë greke, Jorgos Karugalos, me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Koxijas dhe më këshilltarin për Politikë të Jashtme të kryeministrit grek, Panajotis Pavlopulos.
Mihael Rot në profilin e tij zyrtar në Tuiter, e falënderoi Koxiasin, “një prej baballarëve më të guximshëm të Marrëveshjes së Prespës” dhe shtoi se është “hap historik përparues për Shkupin, Athinën dhe Evropën”. (koha.mk)