Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot e përshëndeti votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë.
“Lajme të mrekullueshme. Interesi shtetëror para lojërave partiake! Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat votoi për Marrëveshjen e Prespës. Hap i madh drejt BE-së dhe NATO-s. Urime deri te Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe të gjithë miqve nga Maqedonia”, shkroi Rot në Tuiter.