Cilado qeveri të fitojë në Greqi vlerësoj se do të qëndrojë në nivel të përgjegjësisë për paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon, për të cilin Marrëveshje e Prespës luan rol kyç, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihail Rot në deklaratën për “Dojçe Vele” në gjuhën greke lidhur me atë çfarë qëndrimi pret të ketë Demokracia e Re në rast se fiton në zgjedhjet në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Rot potencon se “Marrëveshja e Prespës është sukses i madh i politikës së jashtme dhe evropiane të qeverisë greke”.
“Mendoj se është fakt që cilado qeveri të fitojë, do të qëndrojë në nivel të përgjegjësisë për paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon. Në këtë rol kyç luan, Marrëveshja e Prespës”, thotë Rot për Dojçe Velen në gjuhën greke.
Lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Greqi, zëvendësministri gjerman i Punëve të Jashtme, thotë se pa dashur të përzihet në punët e brendshme të Greqisë, nuk mendon se pasqyra politike e krijuar sipas zgjedhjeve evropiane është e domosdoshme të mbetet e njëjtë.(koha.mk)