Luksemburg, 26 qershor– Ministri për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihail Rot para takimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, deklaroi se Berlini është i gatshëm të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Gjermaninë.
“Qeveria gjermane është e gatshme t’i mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do të doja t’i inkurajoj edhe miqtë e tanë në Holandë dhe Francë të na bashkëngjiten”, tha Rot.
Në pyetjen se nëse pret që kjo të ndodhë sot, Rot thotë se nuk është tejet i sigurt, por që shpreson se do të ndodhë dhe se është optimist i përmbajtur.
Theksoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyçe për të gjithë në BE.
“Për këtë arsye lartë i vlerësojmë përpjekjet që i ndërmarrin edhe Maqedonia dhe Shqipëria për përforcim të qeverisjes së të drejtës, gjyqësi e pavarur, luftë kundër korrupsionit”, tha ministri për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.
Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të sjellë vendim për rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë.