Rot: Gjermania është e vendosur kundër ndryshimit të kufijve të Ballkanit

29

Bon, 22 prill – Gjermania e vendosur i hedh poshtë idetë të cilat do të shkaktonin rishikimin e kufijve të Ballkanit dhe beson se ato janë relike të së kaluarës, tha Majkëll Rot, sekretar shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme përgjegjës për Evropë, në intervistë për “Dojçe Vele”, që ishte publikuar sot.

Rot në të thotë se ndryshimet e kufijve nuk do të zgjidhin kurrfarë problemi në Ballkan, por vetëm do të hapin konflikte të reja.

“Një gjë e tillë do të ishte përfundimisht e rrezikshme dhe do të kërcënonte që përsëri ta hapë Kutinë e Pandorës me potencial për konflikt të ri. Nuk duhet të jeni profet që ta thoni këtë. E tanishmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndrojnë në pajtimin, bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe përfundimisht heqja dorë nga nacionalizmi dhe revanshizmi”, tha ai.

Rot theksoi se vendet e rajonit duhet të mbeten shtëpi e shoqërive multireligjioze dhe multietnike.

Ai komentin e dha me rastin e dokumentit kinse sekret (non – pjepër) të publikuar nga portali slloven “necenzurirano.si”, me të cilin autorë të paidentifikuar propozojnë ndarje të BeH dhe krijim të Serbisë së madhe dhe Shqipërisë së madhe. Autorësinë e këtij dokumenti mediat ia lënë kryeministrit slloven Janez Jansha, gjë të cilën ai me vendosmëri e demantoi, ndërsa deri më tani askush nuk dëshmoi nëse dokumenti është autentik dhe për kë mund të ishte i dedikuar.

Diplomati gjerman përgjegjës për Evropë theksoi se Qeveria sllovene qartë u distancua nga dokumenti i tillë dhe të gjitha “ëndrrat” për ndryshim të kufijve, sepse nuk mund të jetë në interes të askujt në Evropë, veçanërisht duke pasur parasysh tragjedinë e shkaktuar nga luftërat në ish-Jugosllavi.

Rot u përgjigj në mënyrë eksplicite në Bashkimin Evropian të cilët do të angazhoheshin për rishikimin e kufijve.