Tiranë, 6 shkurt – Shqipëria ka arritur shumë rezultate dhe tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme për Evropën, Mihael Rot në takimin në tiranë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
“Shqipëria tashmë ka arritur shumë. Nevoja për të bërë përparime të mëtejshme në reformën gjyqësore, në votime, në pajtimin rajonal, në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që së shpejti të mund të fillojë negociatat e pranimit në BE”, deklaroi Rot.
Ruçi, nga ana e tij, theksoi se Shqipëria bën maksimumin që negociatat për anëtarësim të fillojnë në qershor, transmeton gazeta KOHA.
“Jemi të vendosur në agjendën për reformat integruese. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i fillojmë negociatat në qershor”, theksoi Ruçi.
Në takim mori pjesë edhe koordinuesi i grupit të deputetëve të Partisë qeveritare socialiste, Taulant Balla, i cili pas bisedimeve në Tuiter njoftoi se Rot mbetet mbështetës i fuqishëm dhe i përkushtuar në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.(koha.mk)