Rossi rezulton pozitiv me koronavirus, humb garën e Spanjës

15

Valentino Rossi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, kështu që do të mungojë këtë vikend në garën Aragon MotoGP që do të zhvillohet në Spanjë. Është vet motoçiklisti që e ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ai doli në testin e dytë pozitiv, pasi të martën rezultoi negativ në testin e parë për koronavirus.

Rossi tashmë është vet-izoluar në shtëpinë e tij në Tavullia të Italisë dhe do të humbasë garën që do të zhvillohet në Spanjë.

“Në mëngjes kur jam zgjuar nuk ndihesha mirë, kisha temperaturë dhe isha shumë i lodhur, menjëherë kam thirru doktorin i cili më testoi dy herë,” postoi Rossi në Twitter

“Jam shumë i mërzitur që do të humbas garën në Aragon, gjithashtu jam i mërzitur dhe i nervozuar sepse unë kam bërë më të mirën duke e respektuar protokollin, testi që e kisha të martën ishte negativ, unë jam vet-izoluar që nga arritja ime nga Le-Mans (Francë),” shtoi ai.

“Sidoqoftë, nuk mund të bëjë asgjë që të ndryshojë situatën, tashmë do të ndjek proceduarat mjekësore dhe shpresoj që të kalojë sa më shpejtë,” përfundoi Valentino Rossi.

Comments are closed.