Nuk e kuptoj se përse motori Yamaha nuk po më përshtatet këtë sezon. Ndërkohë që krejt ndryshe po ndodh me Vinales, që është më i shpejtë. Ajo që më shqetëson më shumë është se jam më i avashtë se vetja ime krahasuar me një vit më parë”, u shpreh sot Valentino Rossi, në një intervistë për “Corriere Dello Sport”.
“Të gjithë duam të fitojmë. Edhe unë, një pilot që jam mësuar me fitoret e podiumin. Kam fituar 89 gara në Moto GP, ndaj mund të ndalem edhe këtu e të tërhiqem. Gjithsesi, nuk më mungon motivimi për të vazhduar dhe të mos hequr dorë. Unë kam gjithnjë të njëjtën dëshirë për të pilotuar si më parë, ndaj do të vazhdoj”, shtoi më tej Rossi.
“Është normale që njerëzit shohin si pikë referimi moshën time. Kjo gjë ka gati 10 vjet që ndodh, pasi edhe atëherë quhesha i vjetër. Edhe më parë mund të isha tërhequr kur isha një fitues, por vazhdova të garoj. Kanë rëndësi rezultatet, por kur këtë vit jam 20 sekonda më i avashtë se vjet, atëherë nuk është problem moshe”, përfundoi Rossi