Më në fund është zyrtare, Giuseppe Rossi do të vijojë karrierën e tij në Itali. Sulmuesi është rikthyer në Serinë A, pas 16 muajsh dhe ka nënshkruar një kontratë me klubin e Genoas.
Rossi kaloi me sukses vizitat mjekësore pak ditë më parë, ndërsa sot firmosi edhe kontratën që do ta mbajë të lidhur me kuqeblutë deri në fund të sezonit, me opsionin për t’u zgjatur edhe më tej, nëse gjerat shkojnë mirë.
Vitin e kaluar Rossi u aktivizua te Celta Vigo në Spanjë, por një dëmtim I rëndë në prill të 2017-ës, bëri që klubi spanjoll të prishte kontratën me të. Tani Giuseppe Rossi do të jetë në dispozicion të Ballardinit, që nga ndeshja e javës së ardhshme me Atalantën, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e nesërme.