Pak ditë në prag të garës së Çmimit të Madh të San Marinos në Moto GP, piloti italian Valentino Rossi ka folur për mediat, duke u shprehur se ndjek keqardhje që nuk do të jetë në garën e shtëpisë. Pista e Misano, ku zhvillohet gara, është pak kilometra larg shtëpisë së tij, aty ku kampioni i motoçiklizmit po kryhen rehabilitimin, pas aksidentit dhe operacionit të një jave më parë. “Për fat të keq, periudha e rehabilitimit këtë herë është e gjatë, por do të bëj maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë sot Rossi për fansat e tij.
Rossi ka pësuar një frakturë të dyfishtë në këmbë dhe pas operacionit nisi periudhën e rehabilitimit. “Është një mëkat që nuk jam në garën e shtëpisë, pasi mezi e prisja këtë garë para fansave të mi. Skuadra po më mbështet në maksimum gjatë këtij rehabilitimi dhe kam nisur të kryej pak fizioterapi, pasi nuk kam më dhimbje pas operacionit. Do të rikthehem shpejt”, u shpreh piloti italian, që mund të mungojë edhe në garën e Aragon, që zhvillohet pas dy javësh në Spanjë. Jamaha vendosi të mos e zëvendësojë Rossin me një pilot tjetër në garën që zhvillohet këtë fundjavë.