Gara e Sepangut, e cila do tw zhvillohet këtë fundjavë, ka qenë disi emocionuese për Valentino Rossin. Piloti kampion i Moto GP-së, ka zhvilluar homazhe, në vendin ku humbi jetën piloti tjetër italian, Marko Simonçeli, në vitin 2011. Rossi ka publikuar një foto në kthesën e 11 të pistës, teksa bën homazhe mbi pllaketën e vendosur në nder të ish kolegut dhe rivalit të tij.
“Përshëndetje mik, je gjithmonë në zemrat tona”, ishte diçitura që shoqëronte foton e Rossit, postuar në “Twitter”. Cekim, Marco Simonçeli humbi jetën më 2011-ën, në Çmimin e Madh të Sepangut, në Malajzi, pikërisht në kthesën e 11 të pistës, në xhiron e dytë të garës.