Tottenham do të presë mbrëmjen e së mërkurës në “Wembley” Barcelonën e Ernesto Valverdes. Takim i cili do të zhvillohet në kuadër të raundit të parë të Champions League. Mbrojtësi i “Spursave”, Danny Rose këmbëngul se nuk duhet të ndihen të frikësuar nga Lionel Messi & Co.
“Gjithësecili dëshuron që të jetë i përfshirë. Messi është lojtari im i preferuar dhe nëse nuk jam duke luajtur do ndihem i emocionuar duke e parë atë. Ne të gjithë po nxisim njëri-tjetrin për këtë, po presim me padurim për këtë ndeshje. Është një rast i madh për ekipin tonë”- thotë 28-vjeçari, i cili thekson se nuk kanë arsye pse të kenë frikë në këtë përballje.
“Trajneri na ka thënë se asgjë nuk e ndal Messi-n. Thjesht futuni dhe shijoni ndeshjen. Ai nuk do që ne të futemi në fushë me frikë. Është një eksperiencë që të gjithë duhet ta shijojmë dhe është një ndeshje që të gjithë ndjejmë të futemi në fushë dhe mund ta fitojmë. Nëse e nisim mirë si skuadër mund ta kthejmë pas Barcelonën. Nuk është vetëm Messi, nuk duhet të mendojmë vetëm për të. Kanë një grup lojtarësh me klas”- sqaron më tej mbrojtësi anglez.
Djemtë e Mauricio Pochettinos mposhtën në shtëpi Real Madridin sezonin e kaluar me rezultatin 3-1 ndërsa në Bernabeu u ndalën në barazim 1-1.
“Ishim të pafat në Bernabeu dhe ne i mundëm ata në Wembley. Jo vetëm ata, Dortmundin gjithashtu. Kështu që ne dëshmuam se mund ta bëjmë. Për momentin kemi arritur fitore të shëmtuara por po presim që përformanca të shkojë me fitoret. Jemi të gjithë të zhgënjyer nga mënyra se si shkuan gjërat ndaj Milan, ndaj s’ka më gabime. Kjo është një ndeshje e madhe dhe duhet të fitojmë të mërkurën”- përfundoi lojtari i ‘Spursave’.