Një gjerman që mbështet një tjetër. Niko Rosberg dhe Luis Hamilton ishin shok skuadre te Mercedes por raporti mes të dyve nuk ka qenë asnjëherë nga më të mirët. Sezonin e kaluar piloti me origjinë finlandeze i rrëmbeu titullin kampion anglezit dhe më pas i shokoi të gjithë fansat me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Formula 1.
Tashmë Niko Rosberg në rolin e opinionistit ka dalë në krah të bashkëkombësit të tij Sebastian Fetel, duke nënvizuar se gara për titull është ende e hapur edhe pse me diferencën që ka ndaj Fetel, Hamilton këtë fundjavë në Austin mund të shpallet zyrtarisht kampion bote për herë të katërt në karrierë. “ Nga ana mentale mendoj se Fetel është më i fortë se Hamilton, por në këtë periudhë gjërat po shkojnë shumë keq për të, gjithsesi në një sport si Formula 1 gjithçka mund të ndryshojë në kohë rekord dhe gara për titull nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Niko Rosberg.