Sulmuesi i DC Unitedit, Wayne Rooney, beson se ai është ende mjaftueshëm i mirë për të luajtur në Premierligë, që konsiderohet nga shumë njerëz si liga më e vështirë në botë.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë u largua nga Evertoni në qershor dhe nënshkroi kontratë trevjeçare e gjysmë me klubin amerikan.
Sulmuesi anglez nuk arriti ta dëshmojë veten te klubi i tij i fëmijërisë, Everton, ku u transferua në vitin 2017 si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e tij me Romelu Lukakun.
Megjithatë, 33-vjeçari u tregua mjaft mbresëlënës në sezonin e tij të parë në Major League Soccer, nivelin e parë të futbollit në SHBA, dhe arriti ta shpëtojë DC Unitedin nga rënia në ligën e dytë.
Për më tepër, Rooney ia siguroi klubit të tij një vend në play-offs, duke i shënuar 12 gola dhe duke i asistuar gjashtë të tjera në vetëm 221 paraqitje për klubin amerikan.
“Nëse tregohem i sinqertë, unë e di se sa i përket aftësisë, unë ende mund të luaj në Premierligë. E di këtë gjë. Gjithmonë kam qenë një njeri me shumë vetëbesim dhe kam pritje të mëdha për veten”, ka thënë Rooney.
“Unë u transferova këtu duke pritur nga vetja paraqitja të mirë dhe mendoj se ishte një surprizë për njerëzit që i shprehnin mendimet e tyre për mua, gjë të cilën kanë të drejtë ta bëjnë, por unë kurrë nuk i dyshova aftësitë e mia”.